Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit! U gjenden armë, municione e maskë

Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit! U gjenden armë, municione e maskë

armët e sekuestruara DIBËR-Dy vëllezër, Kelmend dhe Klodian Krusa janë arrestuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit 'Twins'. Dy vëllezërit dyshohet se janë të përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2018 në Dibër dhe fshiheshin në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave policia ka sekuestruar 3 armë zjarri, municione, një thikë, një maskë dhe tre aparate celularë Njoftimi i policisë: Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, kapen dhe arrestohen 2 vëllezër. Gjatë operacionit, sekuestrohen 3 armë zjarri, municion...