Të moshuar, të vetmuar dhe larg kujdesit shëndetësor
Të moshuar, të vetmuar dhe larg kujdesit shëndetësor Plakja e popullsisë dhe emigracioni po shtojnë nevojën për shërbime në shtëpi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, pa financim të qëndrueshëm, mijëra pacientë mund të mbeten pa mbështetjen që u nevojitet. Në Shqipërinë e emigrimit, plakjes së popullsisë dhe një sistemi shëndetësor që vazhdon të përballet me mungesë burimesh dhe personeli, pasojat ndihen gjithnjë e më shumë nga kategoritë më të pambrojtura të shoqërisë: të moshuarit, pacientët kronikë apo personat me aftësi të kufizuara. Për ta, edhe një vizitë në qendrën shëndetësore mund të kthehet në sfidë. Kufizimet fizike, gjendja shëndetësore apo mungesa e mbështetjes nga familjarët i detyrojnë shumë prej tyre të kërkojnë që kujdesi shëndetësor të shkojë te ta, në pamundësi për t’iu drejtuar qendrës shëndetësore....
Burimi:
sot.com.al