Të lidhur prej 17 vitesh dhe të ndarë në 2024-ën, prokuroria e Fierit çon në gjyq policin që përndiqte ish-të dashurën

Të lidhur prej 17 vitesh dhe të ndarë në 2024-ën, prokuroria e Fierit çon në gjyq policin që përndiqte ish-të dashurën

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Fier, ku shtetasi Artur Mehmeti, me profesion polic, ka përndjekur ish-të dashurën e tij me të cilën ka pasur një lidhje prej 17 vitesh dhe është ndarë në vitin 2024. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a prg.2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 295 të vitit 2025 rezultoi e provuar se, në datën 10.02.2025, shtetasja L.C., ka bërë kallëzim ndaj shtetasit A.M, me detyrë punonjës policie, me të cilin ka patur një lidhje prej 17 vitesh dhe është ndarë në vitin 2024. Shtetasi A.M. gjatë kësaj periudhe me anë...