Tatimet “zbarkojnë” në jug të vendit, “mësyjnë” te agjencitë imobiliare, dyshime për evazion në çmimet e shitjeve

Tatimet “zbarkojnë” në jug të vendit, “mësyjnë” te agjencitë imobiliare, dyshime për evazion në çmimet e shitjeve

foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbritur në terren që prej 16 janarit dhe ka vijuar aksionin për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit, në Vlorë dhe Sarandë. Gjatë ushtrimit të këtyre kontrollev, janë konstatuar shkelje të rëndë të legjislacionit tatimor të kryera me qëllimin shmangien e detyrimeve tatimore. Konkretisht, janë identifikuar agjenci imobiliare dhe subjekte ndërtuese të regjistruara dhe që operojnë me një nipt të vetëm, duke shkaktuar struktura të përbashkëta me risk të lartë fiskal. Nga verifikimet e kryera në këto subjekte, është evidentuar vepra e evazionit fiskal në shuma të konsiderueshme. Çmimet reale të tregut rezultojnë më të larta se çmimet e referencës dhe mospërputhje mes çmimeve të deklaruara në kontratat noteriale. Në funksionit të vijimit të hetimeve, janë...