Taksat dhe Tarifat Vendore Tiranë apelojnë: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Tiranë njofton se gjatë muajit Mars është përmbyllur procesi i gjenerimit dhe shpërndarjes së njoftimeve për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin tatimor 2026. Ky proces përfshin si subjektet tregtarë për detyrimet e biznesit, ashtu edhe individët që janë pronarë të njësive tregtare për detyrimet e taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Për të lehtësuar aksesin dhe transparencën, njoftimet janë vënë në dispozicion në mënyrë elektronike përmes platformës “e-Albania”, ku çdo taksapagues i kryeqytetit mund të konsultojë detyrimin përkatës në profilin e tij. Njëkohësisht, për të garantuar informimin e plotë, ato janë dërguar edhe me postë në adresat fizike të vetëdeklaruara nga taksapaguesit. DPTTV u bën apel të gjithë taksapaguesve që të kryejnë pagesat...
Burimi:
top-channel.tv