Tabaku rikthen denoncimin e para dy viteve për Zonat e Mbrojtura: E planifikuan vetë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të bërë dy vite më parë, kur kundërshtonte ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke argumentuar se ato do të hapnin rrugën për ndërhyrje që rrezikojnë pasuritë natyrore dhe trashëgiminë kombëtare të Shqipërisë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku kujton se kishte paralajmëruar se ndryshimet e njëpasnjëshme ligjore do të çonin në dobësimin e mbrojtjes së zonave natyrore, ndërsa sot, sipas saj, po shihen pasojat e atyre vendimeve. “Dy vjet më parë kam denoncuar se si ndryshimet e njëpasnjëshme në Ligjin e Zonave të Mbrojtura do të sillnin shkatërrimin e bukurive dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Sot kush i votoi po përpiqet të justifikojë! Ndërsa ka gatuar me vite gjithë...
Burimi:
opinion.al