Tabaku: Mbështetje sociale për prindërit e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down

Tabaku: Mbështetje sociale për prindërit e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje për ndërmarrjen e një nisme ligjore që të njohë sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me spektrin e autizmit dhe sindromën Down. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar disa takime, brenda dhe jashtë Kuvendit, me përfaqësues të shoqatave, drejtues të qendrave dhe prindër të fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down. Sipas saj, këto takime kanë nxjerrë në pah vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë familjet, veçanërisht nënat që mbajnë peshën kryesore të kujdesit për fëmijët. Ajo theksoi se shumë prindër janë të detyruar të jenë kujdestarë me kohë të plotë për fëmijët e tyre, duke sakrifikuar shpesh karrierën dhe mundësitë personale, ndërsa...