Supermashtruesi nga Saranda arrestohet në Gjirokastër, merrte para duke u hequr si punonjës i IKMT, AKU dhe Tatimeve (VIDEO)

Supermashtruesi nga Saranda arrestohet në Gjirokastër, merrte para duke u hequr si punonjës i IKMT, AKU dhe Tatimeve (VIDEO)

POLICIA E SHTETIT Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”. Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë. Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim...