Sulmoi 55-vjeçarin dhe e kërcënoi me hanxhar, arrestohet 39-vjeçari në Shijak
Foto ilustruese DURRËS- Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit në Shijak pasi kërcënoi me hanxhar një 55-vjeçar. Bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, por më pas ka degraduar me 39-vjeçarin, i cili ka dhunuar 55-vjeçarin dhe i ka thyer xhamin e makinës me një hanxhar. Mjeti prerës është sekuestruar nga Policia, ndërsa 39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. “Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit. Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan...
Burimi:
zeri.ai