Sulmi nga grupi iranian/ Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por…

Sulmi nga grupi iranian/ Posta Shqiptare: Janë ekspozuar disa të dhëna, por…

Posta Shqiptare ka konfirmuar se ka qenë objekt i një sulmi kibernetik, i cili sipas raportimeve është marrë përsipër nga grupi iranian i hakerave Homeland Justice. Incidenti u konstatua ditën e djeshme dhe ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të institucionit. Sipas Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), nga vlerësimi paraprak nuk rezulton që të dhënat të jenë enkriptuar apo fshirë, ndërsa nuk janë shënuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e sulmit. Megjithatë, disa të dhëna dyshohet se janë ekspozuar, por në sasi të kufizuar. Reagim mbi incidentin kibernetik ndaj Postës Shqiptare: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon opinionin publik se, më datë 25 mars 2026, është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare. Bazuar...