Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Sulmi ndaj një autobusi shqiptar në Gjermani, i ndodhur vitin e kaluar, rikthehet në vëmendje pas raportimeve të reja të mediave gjermane, të cilat hedhin dritë mbi motivet e mundshme të ngjarjes. Sipas gazetës gjermane Mittelbayerische, hetimet kanë përqendruar dyshimet se autorët kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se ishin të lidhura me aktivitetin e trafikut të drogës. “Ishte një raportim që tmerroi mijëra pushues: Në zemër të Bavarisë, në autostradën A93 në rrethin e Kelheim, pasagjerët e një autobusi turistik dyshohet se u sulmuan dhe u grabitën. Tani është konfirmuar: Autorët ia mbathën me një shumë të madhe parash, të cilat mund të kenë ardhur nga pazaret e drogës”, shkruan Mittelbayerische. Sipas informacioneve të publikuara nga BILD, tre persona të...
Burimi:
gijotina.com