Sulmi kibernetik nga hakerat iranianë, reagon AKSK: Janë ekspozuar disa të dhëna..

Sulmi kibernetik nga hakerat iranianë, reagon AKSK: Janë ekspozuar disa të dhëna..

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të organizatës iraniane Homeland Justice ndaj Postës Shqiptare. Deklaratë mbi incidentin kibernetik që preku Postën Shqiptare Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon publikun se, më 25 mars 2026, u identifikua një incident kibernetik që preku infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare. Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Autoriteti aktivizoi të gjitha procedurat e parashikuara në protokollet e reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të posaçëm pune të përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup nisi menjëherë punën në koordinim të ngushtë...