Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, reagon NATO: Mbështesim një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, dhe të sigurt
NATO ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë, nga grupimi i hakerave Homeland Justice, i cili është i lidhur me Iranin. Një zyrtar i NATO-s deklaroi se Aleanca “mbështet një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, paqësore dhe të sigurt”. “Sa i përket sulmit kibernetik që përmendni në emailin tuaj, NATO mbështet një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, paqësore dhe të sigurt. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare, edhe kur veprojnë në hapësirën kibernetike, dhe të veprojnë në përputhje me kuadrin për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike, siç është konfirmuar nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara”,- thuhet në reagimin e NATO-s.
Burimi:
sot.com.al