Sulmet ndaj drejtësisë/ ‘Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare’

Sulmet ndaj drejtësisë/ ‘Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare’

Sulmet ndaj drejtësisë/ ‘Rama mund të përballet me sanksione ndërkombëtare’ Kreu i qeverisë ashpërsoi tonet me drejtësinë në fund të vitit, por kalimi i tij nga retorika për konsum politik te aktet konkrete rrezikon sipas analistëve që ta përballë atë me sanksione ndërkombëtare. BIRN Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndërsa iu rikthye krahasimit butaforik të SPAK me ‘Sigurimin’ famëkeq të komunizmit. Por gjuha e Ramës është e dykuptimtë dhe fsheh raportin...