Suli në ‘Flasim’: Kamza, motor zhvillimi dhe shpresa për institucionin

Suli në ‘Flasim’: Kamza, motor zhvillimi dhe shpresa për institucionin

Në episodin e nëntë të podkastit “Flasim” me titull “Mirëserdhët në Kamëz”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, të cilin e përshkroi si një mik, bashkudhëtar dhe bashkëluftëtar në sfidat e zhvillimit lokal. Rama theksoi se Suli ka arritur të prodhojë rezultate në një territor që më parë dukej i pashpresë dhe të ketë fituar simpatinë dhe votën e qytetarëve. Suli u shpreh se drejtimi i bashkisë e ka konsideruar si një mision personal dhe moral, duke u fokusuar në përmirësimin e jetës së komunitetit të vendosur në Kamzë që nga viti 1991. Ai prezantoi edhe platformën e re të komunikimit me qytetarët përmes podkastit “Zëri i Kamzës”, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje....