Sula: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes
Partia Demokratike ka organizuar sot, në Ditën e Mësuesit, një konferencë me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës, ku prezent është edhe Kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë takimit, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula theksoi se arsimi në Shqipëri po përballet me një situatë alarmante: emigracion masiv i pedagogëve, mungesë strategjish dhe projekteve për kthimin e të rinjve, kolaps i universiteteve publike dhe rënie e cilësisë në programe dhe akreditime. Sula theksoi se sistemi arsimor është kthyer në një klimë presioni dhe shantazhi, ku pedagogët dhe studentët po përballen me padrejtësi të pandëshkuara, ndërsa universitetet shqiptare vazhdojnë të mungojnë në çdo rang ndërkombëtar. Pjesë nga deklarata: Në buxhetin e 2026-ës nuk ka asnjë strategji dhe asnjë projekt për kthimin e trurit në vend,...
Burimi:
gijotina.com