Stuhia/ Pa energji zona në Vlorë, Fier, Sarandë e Librazhd, Patosi mbetet pa ujë
Edhe pse situata është përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit pas stuhisë së mbrëmjes së djeshme, problematika vijojnë të evidentohen në disa zona. Mungesa e energjisë elektrike vazhdon të prekë pjesë të Vlorës, Fierit, Sarandës dhe Librazhdit, ndërsa Patosi mbetet pa furnizim me ujë për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e pompimit të Varibopit. Në Portin e Durrësit era e fortë rrëzoi disa kontejnerë bosh. Ministria e Infrastrukturës bën me dije se grupet e punës mbeten në terren për normalizimin e plotë të situatës. RAPORT MBI SITUATEN E KRIJUAR DHE MASAT E MARRA PË TË PËRBALLUAR MOTIN E KEQ GJATË MBRËMJES DHE ORËT E PARA TË MËNGJESIT Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga moti i keq, me...
Burimi:
sot.com.al