Studentët Indianë mbushin Shqipërinë! Vijnë të studiojnë infermieri në Universitetin Privat
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Teksa Shqipëria po përballet prej vitesh me emigrimin masiv të infermierëve drejt Gjermanisë, Italisë dhe vendeve të tjera europiane, duket se të huajt po zëvendësojnë bluzat e basdha. Së fundi raportohet se rreth 100 studentë nga India janë regjistruar në programin e Infermierisë në një universitet privat në Tiranë. Sipas lajmit të bërë publik nga universiteti Mesdhetar i Tiranës, ky fluks studentësh të huaj po cilësohet si një hap drejt ndërkombëtarizimit të arsimit shëndetësor dhe zgjerim të bashkëpunimit në fushën e infermierisë.
Burimi:
zeri.ai