“Sterilizimi”/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, Rrjepaj dhe Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg
Klodian Rrepaj dhe Ilir Rrapaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes së sterilizimit. GJKKO ka dënuar me 6 vite burg Klodian Rrjepajn, ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim në dosjen "Sterilizmi". Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg. Ndërsa, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 4 vite burg. Po ashtu, Rrjepaj dhe Rrapaj janë shpallur të pafajshëm për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike është dënuar me 3.6 vite burg,...
Burimi:
zeri.ai