Statusi i Minatorit, Tabaku: Detyrim moral, 11 mijë punëtorë meritojnë pension dinjitoz dhe mbrojtje
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje nismën për “Statusin e Minatorit”, një propozim ligjor i depozituar prej një viti dhe tashmë në shqyrtim në legjislaturën aktuale. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se kjo nismë është fryt i një pune trevjeçare së bashku me një grup minatorësh, të cilët prej kohësh protestojnë çdo të enjte përpara Kuvendit. “Statusi i Minatorit është një domosdoshmëri për një nga profesionet më të vështira dhe me impaktin më të madh në shëndet e në jetë,” shprehet ajo. Sipas Tabakut, propozimi synon përmirësimin e kushteve të punës, organizimin përmes kontratave kolektive dhe mbi të gjitha rritjen e përfitimeve financiare për minatorët, si dhe uljen e moshës së daljes në pension. Ajo nënvizon se...
Burimi:
gijotina.com