Spiropali: Kosova, një arritje historike që nuk zhbëhet më
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përshëndeti 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova, duke e cilësuar këtë ditë si një moment që nderon sakrificën, qëndresën dhe vullnetin e një populli për të jetuar i lirë. Ajo theksoi se rrugëtimi drejt shtetformimit ka qenë i vështirë, por i drejtë, duke çuar në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në forcimin e dinjitetit të qytetarëve të saj. Sipas saj, Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm. Spiropali u shpreh se me institucione të qëndrueshme, demokraci në zhvillim dhe një orientim të qartë euroatlantik, Kosova vazhdon të përparojë me vendosmëri dhe përgjegjësi. Me rastin e këtij përvjetori, ajo nënvizoi se Shqipëria mbetet pranë Kosovës si motër dhe aleate, e përkushtuar ndaj sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes...
Burimi:
kohajone.com