Spartak Ngjela paralajmëron fundin e Edi Ramës, ja lëvizja e gabuar që do ta çojë kryeministrin para SPAK-ut
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka reaguar dje ashpër në rrjetet sociale, duke lëshuar paralajmërime të rënda për telashe të mëdha politike dhe juridike ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes një analize të prerë, z. Ngjela ka theksuar se Gjiri i Vlorës dhe Ishulli i Sazanit përbëjnë territore thelbësore e të patjetërsueshme të pavarësisë së Shqipërisë. Sipas juristit të njohur, çdo tentativë apo firmosje e një marrëveshjeje për t’ua dhënë këto zona strategjike të huajve, do të konsiderohej si tradhti e pastër kombëtare. Në këtë kuadër, ai i ka bërë thirrje publike kryeministrit që të tërhiqet botërisht nga projektet e përfolura përpara se të përballet me pasojat. Avokati ka kujtuar gjithashtu Nenin 1 të Kushtetutës, i cili sanksionon se Republika e Shqipërisë është një shtet unitar...
Burimi:
sot.com.al