SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara, mbi 50% e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë nën hetim u dërguan për gjykim

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara, mbi 50% e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë nën hetim u dërguan për gjykim

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në krahasim me vitin 2024 është rritur me 3.8%, pasi nga 58 ka shkuar nga 60. Theksohet se numri i hetimeve të regjistruara ka qene më i vogël. Ndër të tjera SPAK ka njoftuar se mbi 50% e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të marrë nën hetim janë dërguar për gjykim, konkretisht 18 nga 30. “Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara. Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo...