SPAK përfundon krontrollet tek “njerëzit” e Ballukut, sekuestrohen dokumente telefona dhe pajisje kompjuterike

SPAK përfundon krontrollet tek “njerëzit” e Ballukut, sekuestrohen dokumente telefona dhe pajisje kompjuterike

Belinda Balluku TIRANË- SPAK ka përfunduar ditën e sotme kontrollet tek 34 bashkëpunëtorë të zv. kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në bizneset dhe banesat e këtyre personave: -Shefja e kabinetit të Ballukut, Sindi Dushku-Biznesmeni Ilir Shtufi-Biznesmeni Rrok Gjoka-Drejtoreshës së KESH, Viola Haxhiademi Mësohet nga kontrollet SPAK ka sekuestruar pajisje kompjuterike, telefon si dhe dokumente në banesën e Viola Haxhiademit. Shtëpitë dhe bizneset e dy sipërmarrësve Shtufi dhe Gjoka kanë kontrolluar me vendim gjykate. Pjesë e kontrolleve kanë qenë dhe banesat e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Hetimet për numrin dy të qeverisë po intensifikohen me qëllim nxjerrjen e provave të reja që SPAK do t’i paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi...