Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”, mes tyre shefja e kabinetit Sindi Dushku
Janë të paktën 54 kontrolle nëpër banesa zyra dhe biznese që po kryen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të prokuroreve të SPAK. Kontrollet po bëhen si pjesë të hetimit për dosjen me akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorëve të saj, një pjesë e të cilëve janë në masë arresti. Janë të paktën 34 kontrolle të urdhëruara nga SPAK që janë kryer deri më tani dhe shumica ndaj stafit të ministrisë së infrastrukturës autoritetit të rrugëve dhe korporatës elektroenergjite shqiptare. Po ashtu është ushtruar kontroll ndaj shefes së kabinetit Sindi Dushku. Top Channel mëson se me vendim të gjyqtarit Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve. Pothuajse i...