“SPAK mos ndalo, Rama në burg, Belinda në burg”/ Shqiptarja, nga Amerika në protestë: Për 36 vite përfitoi politika

“SPAK mos ndalo, Rama në burg, Belinda në burg”/ Shqiptarja, nga Amerika në protestë: Për 36 vite përfitoi politika

Protesta ka bërë bashkë të rinj e të moshuar. Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bashkuar edhe shqiptarët e Diasporës. Një qytetare e ardhur nga Amerika në protestën e sotme bëri thirrje për bashkim dhe largimin e kësaj klase politike. “Vij nga Diaspora e Amerikës. Kjo lëvizje ka bashkuar shqiptarët pas 36 vitesh përçarje. Kjo lëvizje kështu duhet të vazhdojë. Kemi kuptuar që këta kanë përfituar në kurriz të popullit. Shkatërruan fabrika, arsimin, bujqësinë sollën largimin e shqiptarëve. Ti tregojmë të gjithë botës që populli vendos. SPAK mos ndaloni për asnjë moment. Rama në burg, Berisha në burg, Belinda në burg”, tha ajo