SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun

SPAK kërkon ta arrestojë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Belinda Ballukun

Në Gjykatën Kushtetuese  zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër. Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore. Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në...