SPAK kërkon pushimin e procedimit për gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale në Greqi u parashkrua
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se nga aktet e administruara, përfshirë dokumentacionin e përcjellë nga autoritetet e drejtësisë së Greqisë, evidentohet se ndaj Irena Gjokës (alias Shpata; Maneku) ekziston një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, përmes të cilit ajo është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit). Por SPAK shton në njoftim, se procesi ndaj saj në Janinë është zhvilluar në...
Burimi:
gijotina.com