SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për Pirro…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti ditën e djeshme konkluzionet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreut të AKEP, Piro Xhixho dhe ndaj Ema Çokut, procesi ndaj të cilëve po kryhet me gjykim të shkurtuar. SPAK e akuzon Xhixhon për veprën penale të korrupsionit në këtë çështje, ndërkohë që Kryemadhi dhe Çoku akuzohen për pastrim parash. Procesi me gjykim të shkurtuar është i lidhur me akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. SPAK kërkoi deklarimin fajtorë për të tre të pandehurit, por kërkoi gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimeve dhe vendosjen e tyre në shërbim prove. Sipas SPAK, Xhixho, Çoku dhe Kryemadhi nuk i kanë kryer veprimet e paligjshme për përfitime personale, por...
Burimi:
sot.com.al