SPAK kërkoi pushimin e procedimit për Irena Gjokën, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën në GJKKO
Marinela Osmani është gjyqtarja e posaçme që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e akuzuar për falsifikim të vulave dhe formularëve. Gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga Partia Demokratike duke e akuzuar se në formularin e dekriminalizimit ajo kishte fshehur një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë në Janinë. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor në Greqi në vitin 2005, ku është konstatuar në dy episode në kufi, se Irena Gjoka ka përdorur “dokumente të parregullta dhe ka bërë tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese”. SPAK konfirmon se gjyqtarja Irena Gjoka “është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja...
Burimi:
kohajone.com