SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Irena Gjokës, GJKKO e kthen për plotësim hetimesh, i lë Prokurorisë së Posaçme…

SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Irena Gjokës, GJKKO e kthen për plotësim hetimesh, i lë Prokurorisë së Posaçme…

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të kthejë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) çështjen e gjyqtares Irena Gjoka për plotësim hetimesh. Vendimi u mor dje nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila i ka lënë SPAK një sërë detyrash për të plotësuar dhe një afat kohor prej 6 muajsh. Gjoka u kallëzua nga PD me pretendimin se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë greke. Por, SPAK kërkoi pushimin e procedimit penal me argumentin se procesi është zhvilluar në mungesë dhe nuk është vërtetuar nëse Irena Gjoka ka qenë në dijeni të dënimit, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit. Vendimin e GJKKO për kthimin e çështjes për plotësim...