SPAK jep alarmin: Krimi i organizuar po rrit kërcënimet ndaj prokurorëve

SPAK jep alarmin: Krimi i organizuar po rrit kërcënimet ndaj prokurorëve

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, duke evidentuar përparime të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave. Raporti përfshin të dhëna mbi hetimet, gjykimet, konfiskimin e pasurive, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. SPAK ka identifikuar disa sfida kryesore në funksionimin e institucionit, që kërkojnë ndryshime ligjore të mundshme në Kushtetutë, për të garantuar cilësinë dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit. Prokuroria e Posaçme thekson rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi, mospërcaktimi i qartë ligjor e përfundimit të mandatit të prokurorëve, bashkëpunimi me institucionet e tjera apo dhe me ato ndërkombëtare. “Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta paraqet sfida të rëndësishme...