SPAK e kërkonte prej muajsh, Franca arreston Ermal Beqirajn

SPAK e kërkonte prej muajsh, Franca arreston Ermal Beqirajn

Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë, teksa ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK për çështjen e “AKSHI”-t. “Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, njoftojnë blutë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e...