SPAK arreston ‘kokën’ e grupit kriminal/ Transportoi tonelata kokaine dhe marijuane nga Shqipëria dhe Amerika Latine

SPAK arreston ‘kokën’ e grupit kriminal/ Transportoi tonelata kokaine dhe marijuane nga Shqipëria dhe Amerika Latine

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë,...