Sot vendoset fati i Erion Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e kryebashkiakut të Tiranës që kërkon lirinë…
E enjtja e sotme duke se do të jetë ditë vendimtare për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e depozituar nga avokatët e tij mbrojtës. Përmes kësaj lëvizjeje ligjore, kryebashkiaku Veliaj kërkon lirinë dhe zëvendësimin e masës së rreptë të sigurisë “arrest në burg”. Kjo kërkesë e fortë është dorëzuar më 6 maj, menjëherë pas një kthese të papritur që ndodhi në sistemin e drejtësisë. Bëhet fjalë për një vendim të Kolegjeve të Bashkuara që solli një rregull të ri dhe ndryshoi tërësisht praktikën gjyqësore për masat e sigurimit. Mbi këtë bazë të re ligjore, kryebashkiaku pretendon se masa e tij aktuale duhet të zbutet menjëherë. Avokatët sugjerojnë si alternativa lirimin kundrejt një “garancie pasurore” ose caktimin...
Burimi:
sot.com.al