Sot seanca në Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, reagon sërish Rama: Farsë e paimagjinueshme!
Për herë të dytë pa kaluar 3 vite gjyqtarët duan një rritje rroge, këtë herë rreth 700 euro në muaj. Kjo kërkesë e 3 marsit të kaluar e Unionit të Gjyqtarëve, po shqyrtohet sot në Gjykatën Kushtetuese prej orës 10:00 të paradites. Kryeministri Edi Rama i cili prej kohësh shpreh prerazi kundërshtimin e tij për këtë pretendim të magjistratëve, shkruan sot në rrjetet sociale se “tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave”. Postimi i plotë i Edi Ramës: Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim...
Burimi:
gijotina.com