Sot seanca në GJKKO, Ajola Xoxa kërkon lehtësim të masës së sigurisë
GJKKO pritet të shqyrtojë gjatë ditës së sotme kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar lehtësim të masës duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit. Në shkurt të vitit 2025, ndaj Xoxës janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Burimi:
kohajone.com