Sot i dha lamtumirën e fundit birit të saj, flet e ëma e 12-vjeçarit: Mu mbush shtëpia me gjakun e djalit, nuk e njoha…
Ka folur për herë të parë nëna e Ena Muçajt, 12-vjeçarit të cili një ditë më parë iu pre jeta në mes në mënyrë tragjike nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi. Në një lidhje direkt për Euronews Albania, mami i Eneas, e cila ditën e sotme i dha lamtumirën e fundit djalit të saj të vetëm, ka rrëfyer momentet e tmerrit pak minuta pas aksidentit tragjik. Sipas saj, ka qenë motra e 12-vjeçarit ajo e cila vrapo në momentin tragjik dhe nuk po njihte të vëllain pasi trupi i tij ishte i mbuluar nga gjaku. “Goca e kishte parë ngjarjen, të gjithë ngjarjen. Çfarë të shihte, goca ishte tmerruar, ishte tmerruar se nuk e njohu vëllain, nuk e njohu kokën e vëllait. Kur shkova, çfarë të shihja,...
Burimi:
sot.com.al