Sot ditë më shi, ja zonat dhe qarqet ku priten përmbytje! Çfarë pritet të ndodhe ditën e enjte

Sot ditë më shi, ja zonat dhe qarqet ku priten përmbytje! Çfarë pritet të ndodhe ditën e enjte

Ditën e sotme priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë. Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar...