Sot 5 Maji, Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Sot 5 Maji, Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez. Top Channel