Soros kundër Edi Ramës, njeriu më i fuqishëm i manjatit akuza të forta kryeministrit shqiptar, si po mbështetet…
Kryeministri Edi Rama ka marrë një goditje të fortë dhe të paprecedentë nga qarqet ndërkombëtare. Artikulli i fundit i Fred Abrahams, “Shqipëria, kur fluturojnë flamingot”, ka një domethënie të jashtëzakonshme jo vetëm për kritikat e ashpra ndaj projekteve turistike në Nartë dhe Sazan, por edhe për faktin se autori nuk ka qenë kurrë pjesë e kampit tradicional kundër Edi Ramës. Z. Abrahams njihet prej vitesh si një figurë e afërt mediatike dhe intelektuale me qarqet ndërkombëtare të shoqërisë civile të lidhura me George Soros dhe si një nga zërat që shpesh ka mbajtur qëndrime pozitive ndaj zhvillimeve në Shqipërinë e pas viteve ’90. Në vitin 2015, vetë Edi Rama promovoi në ambientet e Kryeministrisë librin e tij “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci”, një nder...
Burimi:
sot.com.al