“Sokol Hoxha mori shtetësi në Britani teksa ishte në arrati”, The Telegraph: U shtir si shqiptar i Kosovës/ Kush janë kriminelët që gjetën strehë në MB me identitete të rreme
“The Telegraph” i ka kushtuar një artikull vrasësit shqiptar, Sokol Hoxha, i cili u arrestua pak ditë më parë në SHBA pas thuajse tre dekadash arrati. Në artikull shpjegohet se si 50-vjeçari ka arritur të marrë azil e më pas shtetësinë në Mbretërinë e Bashkuar, duke u kamufluar pas një identiteti të rremë si shqiptar i Kosovës. Sokol Hoxha, iku nga Evropa për në Britani pasi vrau gruan e tij 19-vjeçare në vitin 1997 në Belgjikë dhe vrau dy vëllezër në Shqipëri në të njëjtin vit. Ai erdhi në Britani duke përdorur një identitet të rremë, duke pretenduar në mënyrë mashtruese se ishte refugjat kosovar, gjë që i lejoi të kërkonte azil dhe në fund shtetësi britanike. Një kërkim gjashtëvjeçar nga policia që shtrihet në...
Burimi:
top-channel.tv