Vullnetarë për zjarret në Tiranë, prefekti Hajdari kërkon vëmendjen e institucioneve

Vullnetarë për zjarret në Tiranë, prefekti Hajdari kërkon vëmendjen e institucioneve

Lufta me zjarret nuk do të ketë heronj të vetëm zjarrfikësit, krah aksioneve për shuarjen e flakëve do të jenë edhe vullnetarët e zjarrit. Prefekti i Qarkut të Tiranë, Shkëlqim Hajdari tha se mbrojtja e territorit kërkon bashkëpunim më të gjerë, që nis nga qeverisja vendore. “Rrugët vullnetare për mbrojtjen nga zjarri të ndërtohen në çdo njësi të qeverisjes vendore. Punonjësit e zjarrfikësit nuk do të mbeten më heronjtë e vetëm. Nëse do ti bëhemi krah të gjithë do të lehtësojmë punën dhe do të ulim dëmet. Nuk ka ditë që qarku i Tiranës mos ketë tre katër zjarre diku në një kazan plehrash, diku në një shtëpi, diku në një biznes”, u shpreh Prefekti i Qarkut të Tiranë. Ndërsa thekson se për piromanët do...