Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve
Në qarkun e Vlorës, lumi Vjosa vijon të jetë në kuotën e 9 metrave dhe situata është kritike. Në një lidhje direkte me “Opinion” në Tv Klan, gazetarja Greta Haskaj thotë se sipas parashikimit të motit, dita e nesërme mund të sjellë përkeqësim të gjendjes. Sipas IGJEO, parashikohet stuhi në det dhe kjo do të vështirësojë shkarkimin e masave ujore. Gazetarja bën me dije se problemi nuk janë reshjet, por depërtimi i Vjosës në thellësi të fshatrave që do të përshkallëzojë përmbytjet. “Sipas parashikimit nga IGJEO sa i përket qarkut të Vlorës ditën e nesërme në det të hapur do të ketë stuhi çka është në disfavor të situatës në të cilën ndodhemi pasi do të jetë e pamundur që masat e ujit të shkarkohen...