Vjosa drejt përmbytjes së autostradës? Kryebashkiakja Bruna Mersini tregon skenarin më të keq

Vjosa drejt përmbytjes së autostradës? Kryebashkiakja Bruna Mersini tregon skenarin më të keq

Nëse do të ketë sasi të prurjeve në orët në vazhdim, kjo sasi bën që të kapë pjesën e Bishanit drejt autostradës. Ky do të jetë skenari më i keq sipas kryebashkiakes së Vlorës Bruna Mersini sa i takon përmbytjeve në zonën e Novoselës. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ajo tha se kanë evakuuar 200 krerë bagëti, ndërsa 45 persona kanë pranuar të evakuohen në rast rreziku. “Ne kemi evakuuar 200 krerë bagëti dhe dy stane që janë në një zonë që nuk rrezikon dhe me mjete lundurese i kemi furnizuar. 45 persona kanë pranuar evakuimin nëse sasia e ujit do të jetë më e madhe”, tha ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Sa i takon...