VIDEO / Vijon i pushtuar nga uji burgu i Durrësit, brenda lëvizet me gomone

VIDEO / Vijon i pushtuar nga uji burgu i Durrësit, brenda lëvizet me gomone

Kjo është situata në burgun e Durrësit, sot 7 janar. Si pasojë e përmbytjeve, atje lëvizet me gomone siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga gazetarja Enkeleda Arapi. Situata atje vijon të jetë e rënduar teksa kati i parë i institucioni është ende nën pushtetin e ujit. Për këtë arsye, që dje u krye lëvizja e të burgosurve në katin e dytë të godinës. Përmbytje kanë pësuar edhe banesat që ndodhen në të njëjtën zonë.