VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

Dhjetra banorë të zonës së Kënetës në Durrës janë ngritur në protestë duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësive lidhur me përmbytjet që shkaktuan 1 viktimë dhe dëme të shumta materiale në këtë qark. Më herët gjatë ditës Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh në Bashkinë e Durrësit është gjetur i pajetë në një kanal të enjen, duke u konsideruar si viktima e parë e përmbytjeve të ditëve të fundit në qytet. Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Durrësit bën me dije se viktima, shtetasi Astrit Hysenaj, më datë 6 janar 2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës...