Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë bërë prindër të një djali për herë të dytë. I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, shprehet se Veliaj do të qëndrojë 48 orë pranë familjes dhe se familja kërkon që ky moment gëzimi të mbetet tërësisht privat. “Sot, familjes iu shtua një gëzim i madh me ardhjen në jetë të djalit të dytë të Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj. Me lejen 48-orëshe të akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me miratimin edhe të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erioni ka mundur të jetë pranë familjes në këtë moment të veçantë. Familja dëshiron që ky të mbetet një gëzim privat dhe...
Burimi:
javanews.al