U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë. Duhet theksuar që është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth dhjetë ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë Qarkun e Korçës. Aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e hënë. Rruga ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmbinjve nga skarpatet çfarë ka sjellë bllokimin e rrugës dhe pezullimin e lëvizjeve të mjeteve.