Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit
Puna në shtet po bëhet gjithmonë e më e preferuar dhe duket se përtej “rehatisë” që citohej dikur rëndom si arsye në bisedat e përditshme, duket se rol po luan trajtimi më i mirë financiar. Zyrtarisht Instituti i Statistikave raportoi në mars se shteti paguan 30 për qind më shumë se privati duke thelluar hendekun në vitin që lamë pas. Raporti Vjetor 2025 i Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregon një rritje të ndjeshme të interesit për punësim në shërbimin civil, ndërsa paralelisht është shënuar një rënie e dorëheqjeve dhe largimeve nga sistemi. Mesatarja e aplikantëve për çdo pozicion pune arriti në 20 gjatë vitit 2025, nga 17.55 një vit më parë. Për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kjo mesatare u rrit në 23.4...
Burimi:
javanews.al